Kosovë: Mot kryesisht i vranët, pritet të ketë reshje shiu
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, dhe në zona të caktuar do të ketë reshje shiu.
Sipas Meteo Kosova, në zonat malore do të ketë sot reshje të pakt bore.
Njoftimi i plotë:
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të izoluara shiu. Në zonat malore reshje të pakta bore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga veriu, me shpejtësi prej 8-22 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C.