Kosova themelon Odën e Inxhinierëve, Aliu: Hap i rëndësishëm dhe moment i veçantë - NACIONALE

Kosova themelon Odën e Inxhinierëve, Aliu: Hap i rëndësishëm dhe moment i veçantë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova sot ka themeluar Odën e Inxhinierëve, kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se ky është një moment i veçantë dhe hap i rëndësishëm.

Aliu tutje ka deklaruar se kjo Odë do të ketë mbështetjen financiare nga Qeveria e Kosovës.

Ai tutje ka deklaruar se kjo mbështetje është esenciale për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe te ligjshëm.

Postimi i plotë:

Për herë të parë themelohet Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës. Moment i veçantë aq sa dhe i rëndësishëm për forcimin e profesionit të inxhinierit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit në vendin tonë.

Sot, me kënaqësi e nder, mora pjesë në ngjarjen historike për të gjithë inxhinierët e vendit tonë, në mbledhjen e parë themeluese të Odës së Inxhinieerëve të vendit tonë.

Themelimi i OIK përveç që është hap i rëndësishëm për të krijuar mundësi të barabarta për profesionistët tanë, e vendosë Republikën tonë në një linjë me standardet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Përveç që kemi instistuar dhe jemi angazhuar që themelimi i këtij institucioni të marrë epilogun e merituar, si Qeveri e Republikës së Kosovës e si ministri e linjës, jemi të përkushtuar për të mbështetur edhe më tutje funksionimin e saj. Për këtë do të sigurohemi që Oda të ketë mbështetje financiare dhe do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje për edukimin e vazhdueshëm profesional te inxhinierëve, siç përcaktohet me ligj.

Kjo mbështetje është esenciale për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe te ligjshëm qe do të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit, sigurisë publike dhe mjedisit, duke siguruar nje të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Lajme të ngjashme