Kosova synon ta negociojë sërish marrëveshjen për burgjet me Danimarkën - NACIONALE

Kosova synon ta negociojë sërish marrëveshjen për burgjet me Danimarkën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën për strehimin e qindra të burgosurve nga ky shtet.

Kjo pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar Traktatin e saj të enjten.

Autoritetet e Kosovës pritet ta njoftojnë sot zyrtarisht Danimarkën për dështimin e ratifikimit në Kuvend të këtij Traktati, për të cilin këto dy vende kishin arritur marrëveshje fillimisht në vitin 2021.

“Tash duhet të negociojmë me Danimarkën a të shkojmë me këtë variant, apo si duhet të veprojmë më tutje, nuk mund të them tani çfarë do të ndodhë, mirëpo qëllimi ynë është ta riadresojmë sërish këtë marrëveshje. Varet edhe prej autoritete daneze se si do të ecim tutje”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL), Blerim Sallahu – zëvendësministër i Drejtësisë.

Kosova dhe Danimarka e nënshkruan letër-pëlqim për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Kosovë në dhjetor të vitit 2021. Në prill 2022, dokumenti u shndërrua në Traktat, sipas së cilit ishte paraparë që transferimi i të burgosurve të bëhej në fillim të vitit 2023.

Lajme të ngjashme