Kosova s’ka dorëzuar ende raport hetimi për Banjskën, thotë BE-ja - NACIONALE

Kosova s’ka dorëzuar ende raport hetimi për Banjskën, thotë BE-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në lidhje me sulmin paraushtarak serb në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar Kosova “ende nuk ka dorëzuar raport hetimi”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në konferencën e tij ditore për media.

Në lidhje me hetimin. Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”, tha Stano.

Menjëherë pas sulmit dhe ditë, javë e muaj më vonë, kemi bërë të qartë pozitën tonë se çka presim nga dy palët, si Kosova ashtu edhe Serbia kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundshme ose mbështetjen e këtij sulmi të tmerrshëm nga ana serbe. Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gjetjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme