Kosova po përballet edhe me mungesë gruri: Këtë vit pritet të plotësohen vetëm 30% e nevojave të popullsisë - NACIONALE

Kosova po përballet edhe me mungesë gruri: Këtë vit pritet të plotësohen vetëm 30% e nevojave të popullsisë

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Fushat e Kosovës këtë vit pritet të sigurojnë vetëm 30% të nevojës totale të konsumit për bukë. Kështu ka thënë Tahir Tahiri, kryetar i Federatës të Sindikatës së Bujqve, në emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova.

“Sipas informacioneve tona nuk ka më shumë 40 mijë hektarë të mbjellë, aty diku. Bazuar në rendimente shumë të ulëta, nuk do të kemi më shumë se për 30 përqind të nevojave të popullatës. Me këto sipërfaqe dhe rendiment nuk do të arrijmë më shumë 3 mijë kilogramë për hektarë, mesatarja”, është shprehur Tahiri.

Lajme të ngjashme