Kosova pjesë e takimit të parë të Bashkësisë Politike Evropiane
Zyrtarë të Bashkimi Evropian kanë ftuar sot liderët e të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 17 vende të tjera evropiane, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane, i cili do të mbahet në Pragë.
Pjesë e këtij takimi, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ky takim inaugurues do të mbledhë krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.
Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë evropianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.