Kosova pa rrymë për katër ditë - NACIONALE

Kosova pa rrymë për katër ditë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në vend po vazhdojnë reduktimet përkundër se Shqipëria i doli në ndihmë Kosovës me furnizim të energjisë elektrike.

Madje, për kthimin e rregullt të energjisë elektrike kishte njoftuar edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet. Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë”, kishte shkruar ministrja në Twitter.

Por, përsëri vazhdojnë reduktimet e energjisë elektrike në gjithë Kosovën.

Zëdhënsi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një prononcim për RTV 21 tha se “nuk është përmirësuar ende” furnizimi i energjisë elektrike në vend dhe se përmirësimi nuk varet nga ata.

Lajme të ngjashme