“Kosova nuk po e hedh asnjë hap drejt de-eskalimit”, Kusari-Lila i reagon Ramës: Cili është hapi që duhet ta bëjmë? - NACIONALE

“Kosova nuk po e hedh asnjë hap drejt de-eskalimit”, Kusari-Lila i reagon Ramës: Cili është hapi që duhet ta bëjmë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës ndodhët në fazë të kritikave dhe nuk është hera e parë që ka dallime në qëndrim të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kusari-Lila në një intervistë për Euronew Albania i ka reaguar kryeministrit Rama, duke i komentuar deklaratën se “Kosova nuk po bënë hapa drejt de-eskalimit”.

Ajo e ka pyetur Rames, se cili është hapi që duhet ta bëjë Kosova.

“Po më intereson se cili është parimi ndaj këtyre kritikave, do të thotë që ne në vazhdimësi dëgjojmë, gjithashtu e lexova edhe deklaratën e kryeministrit Rama, që thuhet se Kosova nuk bënë hapa për de-eskapim, cili është hapi që duhet ta bëjë Kosova për de-eskalim. Ta ndal sundimin e ligjit. Të ndikojë qeveria jashtë-ligjshëm tek kryetarët që të dorëhiqen. Ata mund të tërhiqen në rast që ekziston një peticion duke u mbledhë nënshkrimet.” – ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme