Kosova me ndryshime në formacion kundër Suedisë - NACIONALE

Kosova me ndryshime në formacion kundër Suedisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përballja e Kosovës ndaj Suedisë do ta gjejë skuadrën e drejtuar nga Franco Foda me një qasje të re taktike. Selektori gjerman ka zgjedhur të aplikojë formacionin 4-4-2, duke bërë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e kaluar kundër Zvicrës.

Në mungesë të kapitenit Amir Rrahmani, mbrojtja do të udhëhiqet nga Fidan Aliti, ndërsa në krah është përfshirë Gallapeni, i cili zë vendin e Leart Paqaradës.

Mesfusha me Lirim Zabërgjen dhe Florent Muslijën në krahë. Përpara, Kosova do të mbështetet tek dyshja sulmuese Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani.

Lajme të ngjashme