Kosova jashtë agjendës së mbledhjes vjetore të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Vitin e kaluar Kosova dështoi të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, duke u mos u futur në agjendë – kjo si pasojë e mosdërgimit të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.
Raportuesja dhe hartuesja e raportit (mos)pranues të Kosovës, Dora Bakoyanis, kërkoi nga ministrat e shteteve anëtare që pranimin e Kosovës në KiE ta shohin vis-a-vis lëvizjes së saj drejt Asociaconit.
Gjermania, Franca dhe Italia, në nivelin më të lartë, e kushtëzuan Kosovën me dërgimn e dokumentit në Gjykatë Kushtetuese – dhe si pasojë Kosova s’u fut në agjendë.
Një vit më pas, Kosova sërish nuk figron në agjendën e mbledhjes së Këshilit të Ministrave të Këshillit të Evropës – ku vendi do të mund të anëtarësohej me dy-të-tretat e votave për antarësn në këtë organizatë paradhomë të BE-së.
]