“Kosova dhe shqiptarët të bekuar në miqësinë me ShBA-në”: Hoti dhe Selmanaj takohen me Esccobar-in në Uashington - NACIONALE

“Kosova dhe shqiptarët të bekuar në miqësinë me ShBA-në”: Hoti dhe Selmanaj takohen me Esccobar-in në Uashington

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të”, ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ku ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Uashington me deputetin, Driton Selmanaj, kanë takuar edhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Hoti shtoi se në takim me diplomatin amerikan kanë biseduar rreth “sfidave në të cilat po kalon Kosova në dialogun me Serbinë”.

Njoftimi i Hotit:

Sot, bashkë me kolegun deputet Driton Selmanaj, ishim të nderuar ta takonim përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

Takimin e karakterizuan biseda të hapursaa dhe të sinqerta me theks të veçantë për sfidat që po kalon Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën.

Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të.

Lajme të ngjashme