Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për rrugët Rozhajë – Pejë dhe Deçan – Plavë - NACIONALE

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për rrugët Rozhajë – Pejë dhe Deçan – Plavë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova dhe Mali i Zi sot kanë nënshkruar dy marrëveshje.

Njëra për rrugën Rozhajë-Pejë tjetra për atë Deçan-Plavë. Kështu ka njoftuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Në Rozhajë, në takim bilateral me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, Ervin Ibrahimoviq, sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Aliu.

“Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Rozhajë – Pejë, si dhe rrugën Deçan – Plavë, për të cilat projekte ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyjmë përpara e t’i konkretizojmë”, përfundon postimi i tij.

Lajme të ngjashme