Pamje: Kosova barazon rezultatin ndaj Armenisë, shënon Lirim Kastrati
Kosova ka barazuar në 1:1 rezultatin ndaj Armenisë, në miqësoren që po zhvillohet në "Fadil Vokrri".
Në minutën e 66-të ishte Arianit Ferati, i porsainkuadruari në lojë, ai që u pengua në zonë të rreptësisë.
Gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Lirim Kastrati që shënoi për 1:1.
Kujtojmë se Kosova në pjesën e dytë rriti volumin e lojës duke e merituar këtë barazim.