Kos: BE-ja po shqyrton pezullimin e fondeve prej 1.6 miliard eurosh për Serbinë
Bashkimi Evropian mund të pezullojë fondet nga paketa prej 1.6 miliard eurosh në hua dhe grante për Serbinë.
Kjo pasi Beogradi miratoi ligje që “po gërryejnë besimin” në përkushtimin e vendit ndaj sundimit të ligjit, sipas disa deklaratave të bëra nga komisionerja për zgjerim, Marta Kos.
“Këto amendamente po gërryejnë besimin. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ata në Bruksel që duan të avancojnë me Serbinë ta mbrojnë këtë qëndrim” – citohet se ka thënë ajo për “Reuters”.
Ajo ka shtuar se komisioni po rishikon financimin për Serbinë.
“Këto fonde kanë parakushte të lidhura me sundimin e ligjit” – ka thënë Kos.