"Korrupsioni serioz qeveritar": Vendosen pankarta në rrugë të Prishtinës pas raportit të DASh-it
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën ka nxitur reagime të mëdha për shkak se aty përmendet “korrupsioni serioz qeveritar”.
Lidhur me këtë në Prishtinë janë vendosur disa shkrime në pjesë të kryeqytetit ku theksohet korrupsioni serioz qeveritar.
Këto pankarta janë vendosur në disa vende të ndryshme të Prishtinë.


Kujtojmë se në raportin e DASH-it është vënë në pah korrupsion serioz qeveritar, kufizimi serioze për lirinë e shprehjes e të tjera.
“Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme për: probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsion serioz qeveritar; dhunë e gjerë me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje ose nga partneri intim; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara. Qeveria ndërmori hapa të besueshëm, por jokonsistent për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”. – thuhet në raport.