Korenica: Ndaj deputetëve është bërë presion i jashtëzakonshëm për votimin e Projekt-kodit civil - NACIONALE

Korenica: Ndaj deputetëve është bërë presion i jashtëzakonshëm për votimin e Projekt-kodit civil

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, i shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, ka folur në emisionin ‘Pressing' në T7 lidhur me këtë.

Korenica ka thënë se ka qenë kërkesë e tij që Projekt-Kodi Civil të kthehet mbrapsht për shkak të mospajtimit me disa pika të tij.

“Ajo çka kam kërkuar unë nga Kurti është që unë t’i qëndrojë mbrapa bindjes sime që pjesë përmbajtjesore në Kodin Civil janë të pa pranueshme dhe kemi kërkuar që të kthehet mbrapa Kodi Civil për me u korrigju.”- ka thënë Korenica.

Tutje ai ka thënë se qëndrimi i tij nuk ka qenë i panjohur dhe se pikëpamja e tij ka qenë në kuadër të diskutimeve në grup parlamentar.

“Normalisht që e ka ditë Kurti kush është Visar Korenica. Pikëpamja ime nuk është shfaq në Kuvend apo votimi paraprak nuk ka qenë i panjohur, ne në grup parlamentar e kemi diskutuar disa orë këtë punë që është krejt në rregull me debatu me dhanë pikëpamje apo këndvështrime të ndryshme, botëkuptime të ndryshme lidhur me këtë çështje sepse mendoj që është temë jashtëzakonisht e ndjeshme për shoqërinë tonë”, tha ai.

Ai po ashtu u shpreh i indinjuar me presionin që iu është bërë presion dhe padrejtësi e jashtëzakonshme për votimin e Projekt-kodin civil

“Unë kam deklaruar votë kundër para ardhjes në Kuvend sepse normalisht duhet të krijohet një konsensus në grup parlamentarë para ardhjes së secilit ligj ashtu siç është praktikë. Në këtë rast nuk kemi pasur qëndrim të grupit sepse ka pasur shumë deputetë që edhe nuk janë deklaruar por ka pas edhe shumë që janë deklaruar kundër por gjatë votimit disa kanë votuar kundër disa janë dalë prej seancës. Mendoj që ka ndodhë një padrejtësi ndaj deputetëve që është bërë presion i jashtëzakonshëm për me votu Projekt - kodin vivil”, tha Korenica.

Lajme të ngjashme