Koreja Veriore e miraton ligjin për kryerje të sulmeve parandaluese bërthamore - NACIONALE

Koreja Veriore e miraton ligjin për kryerje të sulmeve parandaluese bërthamore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Koreja Veriore e ka shpallur zyrtarisht të drejtën për të kryer sulme parandaluese bërthamore për ta mbrojtur veten përmes një ligji të ri, për të cilin lideri Kim Jong-un tha se e bën “të pakthyeshëm” statusin bërthamor të vendit dhe i ndalon bisedimet për denuklearizim, raportuan të premten mediet shtetërore.

Miratimi i këtij ligji u bë kur vëzhguesit thonë se Koreja Veriore duket se po përgatitet për rifillimin e testimeve bërthamore për herë të parë që nga viti 2017, pasi me samitet historike me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, e udhëheqës të tjerë botëror dështoi përpjekja për ta bindur liderin e Koresë Veriore që të hiqte dorë nga zhvillimi i armëve.

Asambleja Supreme Popullore e miratoi legjislacionin e ri të enjten si zëvendësim i një ligji të vitit 2013, me të cilin për herë të parë ishte skicuar statusi bërthamor i Koresë Veriore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Sipas ligjit të vitit 2013, Koreja Veriore mund të përdorte armë bërthamore për të zmbrapsur pushtim ose sulm nga një shtet bërthamor armik ose për të kryer sulme hakmarrëse.

Lajme të ngjashme