Koreja Jugore ngre në qiell aeroplanë luftarakë pas futjes së aeroplanëve rusë e kinezë në zonën e mbrojtjes
Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se ka ngritur në qiell disa aeroplanë ushtarakë pas hyrjes së dy aeroplanëve kinezë e gjashtë aeroplanëve rusë në zonën e saj të mbrojtjes ajrore.
Bombarduesit kinezë të tipit H-6 në mënyrë të përsëritur hynë dhe dolën nga Zona Identifikuese e Mbrojtjes Ajrore të Koresë jo shumë larg bregdetit jugor e verilindor të vendit duke filluar rreth orës 5 e 50 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale të mërkurën, tha Shtabi i Përgjithshëm i Koresë Jugore.
Ata hynë përsëri në zonë disa orë më vonë nga Deti i Japonisë, i njohur në Kore si Deti Lindor, të shoqëruar nga disa aeroplanë rusë të luftës, përfshirë bombarduesit e tipit TU-95 dhe aeroplanët luftarakë të tipit SU-35, shtoi ushtria koreane.
Sidoqoftë, Shtabi i Përgjithshëm tha se aeroplanët rusë e kinezë nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore të Koresë Jugore, shkruan gazeta “The Guardian”, përcjell Nacionale.