Konvertimet, gazetarja Ramaj: Lidhja e njërës fe me radikalizëm nga 'Lëvizja e Deçanit' është nxitje e urrejtjes
Gazetarja Saranda Ramaj ka komentuar konvertimet e disa qytetarëve në fenë katolike.
Ajo ka kërkuar nga ta që në deklarimet e tyre publike pas konvertimit të mos flasin kundër feve tjera.
Në profilin e tij saj në “Facebook”, ajo ka kritikuar edhe “Lëvizjen e Deçanit”, e cila islamin po e lidh me radikalizmin.
Sipas saj, kjo është nxitje e urrejtjes.
“Besimi ne Zot eshte ceshtje private. Secili ka te drejten me besu ne cka t'i teket. Ka te drejte mos me besu e edhe me u konvertu. Por konvertimi nuk i jep asnje te drejte, asnje njeriu qe me fol publikisht me gjuhe te urrejtjes kunder asnje feje. Nxitja e gjuhes se urrejtjes perfshire edhe asaj fetare eshte veper penale. Lidhja e njeres fe me radikalizem nga 'Levizja e Decanit' e individe te lidhur me ta eshte nxitje e urrejtjes”, ka shkruar ajo.
Ajo ka bërë me dije që secili njeri duhet të ketë kujdes me mllef e urrejtje ndaj feve tjera.
“Individet qe po i zejne hapesirat ne media duke na tregu per konvertimin e tyre duhet te jene te kujdesshem se si flasin per fete e tjera. E respektoj te drejten e tyre per tu konvertuar. Edhe me e nderru emrin nese vertete mendojne qe emri u ndihmon me u ndi me mire me veten, por eshte mire me kontrollu mllefin e urrejtjen ndaj besimeve te tjera”, ka shkruar ajo.