Kontrollohen dy shkolla në Leposaviq, dyshohet se u kryen aktivitete ilegale - NACIONALE

Kontrollohen dy shkolla në Leposaviq, dyshohet se u kryen aktivitete ilegale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kryer inspektime në dy shkolla të dyshuara për përfshirje në aktivitete ilegale në Leposaviq.

Megjithatë, sipas Veton Elashanit, zëvendës komandant i policisë për rajonin e veriut, asnjë provë për keqbërje nuk u zbulua në asnjë vend.

Elashani ka deklaruar për Klankosova.tv se përkundër shqetësimeve fillestare, nga inspektimet e kryera në prani të rojeve të shkollës nuk janë zbuluar ndonjë aktivitet të dyshimtë.

“Kemi pas informacione se ka aktivitete ilegale qe zhvillohen në këto 2 shkolla që gjinden në një oborr. Kemi hy brenda në prezencën edhe të rojtarëve të këtyre shkollave por nuk kemi has në diçka të dyshimtë”, tha Elashni.

Lajme të ngjashme