Kontakti me rrymën ia merr jetën një personi në Obiliq - NACIONALE

Kontakti me rrymën ia merr jetën një personi në Obiliq

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Obiliq ka vdekur një person si pasoj e kontaktit me rrymën.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se viktima ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit.

Sipas policisë, stafi shëndetësor në QKUK ka konstatuar vdekjen e personit në fjalë.

“TRUP I PA JETË- Obiliq 19.11.2025 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.”, është thënë në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme