Konjufcës i vjen në zyrë zyrtari i Komisionit Evopian - NACIONALE

Konjufcës i vjen në zyrë zyrtari i Komisionit Evopian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim një delagacion nga Bashkimi Evropian, i kryesuar nga ShefI i Njësisë për Kosovë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos.

Në këtë takim Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e mira midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen që BE i ka dhënë legjislativit me fonde dhe projekte të ndryshme zhvillimore që nga paslufta.

Kryetari i Kuvendit dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian u pajtuan për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në funksion të miratimit të ligjeve sa më cilësore dhe në pajtueshmëri të plotë me standardet e BE-së.

Lajme të ngjashme