Konjufca uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova e rreshtuar krah SHBA-së, BE-së dhe botës demokratike
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar popullin ukrainas për Ditën e Pavarësisë pas ndarjes së tyre nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur edhe njëherë fuqishëm mbështetjen për shtetin e Ukrainës në luftën kundër invazionit rus.
Tutje, Konjufca tha se Kosova qëndron në një linjë me perëndimin në mbrojtjen e integritetit territorial të shtetit Ukrainës.Kujtojmë që m
Kujtojmë që me 24 shkurt 2022, Rusia filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, fqinjit të saj në jugperëndim, duke shënuar një përshkallëzim të madh të luftës ruso-ukrainase në vazhdim që filloi në vitin 2014. Pushtimi u parapri nga një ngritje e zgjatur ushtarake ruse dhe kriza që filloi në fillim të vitit 2021, gjatë së cilës presidenti rus Vladimir Putin kritikoi zgjerimin e NATO-s pas vitit 1997 si një kërcënim sigurie, kërkoi që Ukraina të ndalohej ligjërisht të bashkohej me aleancën ushtarake.
Postimi:
Ukrainasit shënojnë sot 31-vjetorin e Ditës së Pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Ky përvjetor përkon me ditët më të rënda, kur Ukraina mbush gjashtë muaj nga përballja me pushtimin e egër rus dhe me shiun e pandërprerë të bombave të Putinit.
Duke u rreshtuar me SHBA-në, BE-në, Mbretërinë e Bashkuar, NATO-n dhe botën demokratike kundër agresionit të Rusisë, Republika e Kosovës është shprehur fuqishëm në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal uroj nga zemra udhëheqjen dhe popullin ukrainas me rastin e ditës më të rëndësishme për shtetin e pavarur të Ukrainës. Jemi me ju!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!