Konjufca uron Kurban Bajramin: Le të përkushtohemi ndaj njëri-tjetrit - NACIONALE

Konjufca uron Kurban Bajramin: Le të përkushtohemi ndaj njëri-tjetrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kryeparlamentari Konjufca ka uruar që festa t’i gjejë qytetarët më afër njëri-tjetrit, me begati, gëzim e paqe.

“Festa e Kurban Bajramit e risjell në vëmendje sakrificën dhe përkushtimin për të bërë vepra të mira, falë fuqisë së besimit që na bën të tejkalojmë vetveten. Urojmë që ky Kurban Bajram t’i gjejë të gjithë sa më mirë, me frymën e përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, të vëmendshëm ndaj atyre që më së shumti kanë nevojë, e me këmbëngulje për një shoqëri që ecën përpara me të gjithë pjesëtarët e saj, pa lënë askënd pas. Po ashtu, dëshiroj t’iu uroj besimtarëve gëzim, paqe dhe begati. Le të sjell kjo festë shëndet, mirëqenie, harmoni e lumturi për ju dhe familjet tuaja dhe le të na bashkojë të gjithëve me dashuri, solidaritet e mirësi”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme