Konjufca: Unë moti jam për zgjedhje, veç të flasim a shkojmë në verë apo në vjeshtë - NACIONALE

Konjufca: Unë moti jam për zgjedhje, veç të flasim a shkojmë në verë apo në vjeshtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Unë moti jam për zgjedhje. Veç duhet të flasim me opozitën për kohën, a është më e përshtatshme vera apo vjeshta”, Kështu thotë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Sot e patëm mbledhjen e Kryesisë e përfunduam mbledhjen e kryesisë nuk pashë asgjë nga këto kërkesa por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentar mund të filloj mbledhjen e nënshkrimeve. Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje, kam thënë që opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje, të gjithë po thonë se është sivjet por ky vit i ka edhe disa muaj. Nuk mund të ju them saktë se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, mirëpo e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje. Vetëm duhet të ulemi me partitë politike dhe ta specifikojmë se cila është koha më e përshtatshme a është vera apo vjeshta”, tha Konjufca.

Lajme të ngjashme