Konjufca shpreh ngushëllime për tragjedinë në Turqi: Lutemi për juve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar për rastin tragjik që ndodhi në një minierë në Turqi.
Konjufca ka shprehur ngushëllime për Turqinë dhe ka thënë se shpreson që ky është rasti i fundit.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin. Shpresojmë që të jetë e fundit! Ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve që i humbën më të dashurit e tyre. Lutemi për juve!”, ka shkruar ai.
Sipas raportimeve të mediave, rreth 41 minatorë kanë vdekur si pasojë e këtij rasti tragjik në Amasra të Turqisë
