Konjufca: Serbia e lë të lirë Radojçiqin, sikur të kishte bërë shkelje trafiku
Duke folur për kushtëzimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti; ku njëra prej tyre është që në mënyrë që të procedojë dialogu Kosovë-Serbi, Beogradi duhet ta dorëzojë Milan Radojçiqin dhe paraushtarakët e tjerë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se “kushti është i arsyeshëm” dhe se të gjitha instancat shtetërore duhet t’u qëndrojnë atyre.
Për më tepër, Konjufca tha që ani pse Radojçiqi e ka pranuar përgjegjësinë e sulmit terrorist dhe paraushtarka në Banjskë të Zveçanit, ky i fundit qëndron i lirë “sikur të kishte shkelur ndonjë rregull trafiki”.
“Radojçiqi e ka marrë përgejgjësinë, dhe ndodhet i lirë, dhe vepra e tij po trajtohet sikur shkelje e trafikut. Kjo është me çka përballet Radojçiqi, mbrohet shtetërisht nga Beogradi”, tha Konjufca.