Konjufca pret në takim lamtumirës shefin e zyrës së BE në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Në këtë takim, Kuvendi i Kosovës njofton se u diskutua për punën e përbashkët, sfidat dhe arritjet gjatë kësaj periudhe mjaft dinamike, për angazhimin në drejtim të zgjerimit dhe aspiratës së integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, që mbetet një prioritet i padiskutueshëm për shtetin e Kosovës.
“Kryeparlamentari Konjufca veçoi arritjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë periudhës që z. Tomaš Szunyog drejtoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe u shpreh i bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje për të përsëritur sa më shumë suksese dhe të arritura në të ardhmen”, njofton Kuvendi i Kosovës.