Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thellim të bashkëpunimit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në njoftimin e ministrisë është thënë se takim është biseduar për raportet në mes të dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit.
Gjithashtu, kryediplomati kosovare dhe diplomati britanik kanë rikonfirmuar nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.
“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Palët riafirmuan qëndrimet e përbashkëta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtimin e agresionit rus, si dhe theksuan nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë. Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, është thënë në njoftimin e ministrisë.