Konjufca përmend ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë: Ndodhën në një proces akuzash të pabaza
Në pritjen e organizuar për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbajtur një fjalë rasti.
Konjufca ka falënderuar secilin prej atyre që kanë kontribuar në Pavarësinë e Kosovës.
“Ne jemi krenar për rrugëtimin e Kosovës si shtet,” - ka thënë Konjufca.
Konjufca në fjalimin e tij ka përmendur ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se janë në një proces akuzash të pabaza.
“UÇK-ja është emblma më e rëndësishme në historinë e Kosovës tonë të lirë dhe të pavarur. Dëshirojë pra që në këtë ditë historike t’i kujtojmë dhe t’i ndërojmë edhe drejtuesit e luftës tonë clirimtare që padrejtësisht nuk po mundet të festojnë sot këtu me ne, për shkak se po ndodhën në një proces akuzash të pabazuara.” – ka thënë Konjufca.
Më tej Konjufca foli për mbështetjen e madhe të shtete aleate që i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj të çlirimit dhe të shtet ndërtimit, duke u shprehur gjithmonë mirënjohës ë përkrahjen ndaj vendit tonë.