Konjufca pendohet për premtimet që ka bërë: Mendoja se drejtësia bëhet për dy vjet - NACIONALE

Konjufca pendohet për premtimet që ka bërë: Mendoja se drejtësia bëhet për dy vjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit dhe njëherit nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se në pushtet nuk është lehtë siç duket nga opozita.

Në një intervistë për “Debat Pernime” Konjufca ka thënë se është penduar që ka premtuar se për dy vite do të reformohet sistemi i drejtësisë.

Tutje, ai tha se kishte menduar se drejtësia është e lidhur me vullnetin politik, teksa ka kërkuar falje për premtimet joreale që dikur ka bërë.

Së paku një 80% është aty diku të pritjeve të mia janë në këtë qeverisje. Po mendoj vetëm për këtë mandat. Mendoj se do të arrijmë 70-80% të pritjeve. Sepse nga opozita po mendojshe pushtetin shumë idealiste. Unë qytetarëve ua kam bë dy premtime. Drejtësia kam thënë mundet me u bë për dy vjet. Sot jam pishman sepse kam mendu që drejtësia në Kosovës është shumë më shumë e lidhur me vullnetin politik. Kam menduar që mjafton vullneti. Kam mendu si efekt piramidal, prej nalt-poshtë arrin ky efekt dhe menjëherë fillojnë. Për arsimin dhe ekonominë kam mendua që s’paku 10 vjet vyn me u ba ashtu qysh duam”, tha ai.

Lajme të ngjashme