Konjufca para ushtarëve: Nuk do të bëjmë veprim pa koordinim me NATO-n dhe ShBA-të
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca pas përfundimit të betimit të pjestarëve të rinj, të FSK-së, ka deklaruar se Kosova nuk do të bëjë veprime, dhe operacione, pa koordinim me NATO-n dhe ShBA-të.
Para kësaj deklarate, i pari i Kuvendit, ka dhënë shpjegime se si sipas tij ka ardhur situata deri tek ky tentim për destabilizimin e vendit.
Të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë me rritë presionin në Kosovë ashtu që të thehemi përballë kërkesave të tyre dhe të gjitha vijnë nga Beogradi dhe nga Vuçiq. Qeveria do të sillet në atë mënyrë që të mos pranojë kushtëzime përmes shantazheve e bllokadave dhe përdoronit të forcës nga ana e Serbisë”.
“Nuk është vetëm çështje e targave, por kemi pasur grumbullim nga Serbia qysh nga viti i kaluar. E gjithë kjo është përpjeke e Serbisë me destabilizuar Kosovën. Ne nuk e pranojmë këtë gjuhë. FSK është e Kosovës dhe ka të drejtë të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës. Dhe mendoj se ka të drejtë të veprojë në territorin e Kosovës. Sa i përket operacioneve të veçanta nuk do të bëjmë veprim pa koordinim me NATO dhe ShBA”.
Ndërsa sa i përket zhvillimeve në Paris, ku kryeministri Kurti e presidentja Osmani po zhvillojnë takime të rëndësishme, Konjufca ka thënë se do t’i kemi më të qarta, hollësitë kur ata të kthehen në Kosovë.
Situata është nën kontroll dhe institucionet e sigurisë janë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe ato nuk e kanë qëllim me provokuar askënd. Ne kemi provokime nga Serbia por nuk biem në provokime. Sa i përket zhvillimet nga Parisi do t’i keni më të qarta kur të kthehet presidentja dhe kryeministri”, ka thënë Konjufca.