Konjufca: Nderimi i Mlladiqit, turp moral dhe politik
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj nderimeve shtetërore në Serbi për Ratko Mlladiqin, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte.
“Nderimi i një krimineli të dënuar lufte, krimet e të cilit janë përshkruar nga një tribunal ndërkombëtar si ‘ndër më të rëndat të njohura nga njerëzimi’, është akt turpi të thellë moral dhe politik”, tha Konjufca.
Sipas tij, nderimet ushtarake dhe pjesëmarrja e ministrave qeveritarë përbëjnë “glorifikim institucional të një njeriu të dënuar për gjenocid”.
Konjufca tha se ky veprim tregon edhe vazhdimësi politike në Serbi, duke përmendur se presidenti Aleksandar Vuçiq kishte shërbyer si ministër i Informacionit gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
“Për Republikën e Kosovës, kjo nuk është një debat abstrakt për historinë. Populli ynë e mbart kujtesën e masakrave, civilëve dhe fëmijëve të vrarë, dëbimeve masive dhe dhunës sistematike të kryer nga forcat shtetërore serbe”, deklaroi ai.
Konjufca theksoi se Kosova kundërshton çdo përpjekje për t’i paraqitur krimet e vërtetuara gjyqësisht si çështje interpretimi kombëtar.
“Gjenocidi nuk merr kuptim tjetër me kalimin e kohës dhe mohimi nuk mund ta fshijë dinjitetin e atyre që u vranë, u përndoqën dhe u dëbuan”, tha ai.
“Nuk mund të ketë pajtim të vërtetë pa të vërtetën dhe as të ardhme të besueshme evropiane të ndërtuar mbi nderimin e autorëve të këtyre krimeve”, tha ai ndër tjera.
Honouring a convicted war criminal whose crimes were described by an international tribunal as “among the most heinous known to humankind” is an act of profound moral and political disgrace.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) September 7, 2026
The military honours accorded to Ratko Mladic, together with the participation of…