Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, do të marrë pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare që mbahet në Tiranë nga 13 deri më 15 prill.
Sipas agjendës, ai do të jetë panelist krah figurave politike dhe përfaqësuesve të diasporës nga rajoni dhe Evropa.
Samiti, me moton “Përmes Rrënjëve Lartësohemi”, mbledh shqiptarë nga e gjithë bota në një platformë diskutimi për zhvillimin dhe bashkëpunimin.
Aktivitetet kryesore do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ceremonia hapëse mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Programi përfshin panele mbi ekonomi, arsim, inovacion dhe identitet kombëtar.