Konjufca me lutje: Bini zilës pak, i thërrasim deputetët të behen pjesë e seancës - NACIONALE

Konjufca me lutje: Bini zilës pak, i thërrasim deputetët të behen pjesë e seancës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar tashmë. Në rend të ditës është votimi për marrëveshjen ndërkombëtare financimin e hekurudhës së Kosovës.

Meqënëse është marrëveshje ndërkombëtare, një votim i tillë kërkon mbi 80 vota. Në lidhje me këtë çështje, z. Glauk Konjufca vlerësoi se është e nevojshme t’i bihet ziles së Kuvendit, gjë e cila shënjon ftesë për deputetët të marrin pjesë në seancë.

“I thërrasim deputetët të bëhen pjesë e seancës, sepse siç e dini kjo kërkon 80 vota që të miratohet. Bini zilës pak nëse” – tha z. Konjufca.

Pas thirrjes së Konjufcës, në Kuvendin e Kosovës janë bërë 82 deputetë, ndonëse një gjë e tillë nuk bëri që të kalojë kjo marrëveshje. 72 deputetë votuan pro kësaj marrëveshje.

Lajme të ngjashme