Konjufca LDK-së: Çka është kjo qasje kundër natyrës suaj?
Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk arriti ta nisë fjalën nga, siç tha kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, tensionet mes LDK-së e VV-së.
Tahiri i kërkoi shefit të grupit parlamentar të LDK-së vëmendje.
“Arben, a ka mundësi pak vëmendje. Po e shohim, s’kemi çka bëjmë por pak vëmendje”, tha Tahiri.
Ndërsa në këtë rast ndërhyri kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Çka është kjo qasje agresive e LDK-së përkundër natyrës së vet”, tha Konjufca.
Konjufca tutje tha se Tahiri s’po mund të flasë prej tensioneve mes VV-së e LDK-së, teksa shtoi me buzëqeshje se “AAK-ja gjithmonë ka pasur rol shtensionues”.
Kurse Arben Gashi i LDK-së i kërkoi falje kolegut të tij opozitar për pengim, teksa Tahiri iu përgjigj “falë të koftë”.