Konjufca jep detaje të reja për propozimin franko-gjerman: Njohje de facto, jo ulëse në OKB
Glauk Konjufca, ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin 21, ku ka folur për propozimin franko-gjerman.
Konjufca siq duket është “misionari” i shpalosjes së detajeve. Ai mbrëmë i dha disa detaje të këtij propozimit të cilin e kanë lexuar vetëm pak persona në Kosovë, ndërsa sot ka vazhduar të tregoj edhe hollësi të tjera.
Sa i përket njohjes nga Serbia, Konjufca ka thënë se do të ketë njohje “de facto”.
“Njohja në këtë plan është de facto, pra që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë që funksionojnë mes veti plotësisht si shtete të pavarura dhe ta pranojnë pavarësinë e tyre në funksionimin e tyre praktik edhe konkret, njohja është e kësaj forme në këtë dokument. Shkruan që shtetet duhet ta nënshkruajnë që funksionojnë si shtete sovrane në statusin me njëra tjetrën, që i kanë të gjitha marrëdhëniet e tyre, dmth ta pranon krejt shtetësinë në gjithçka që merr vendime dhe lëshon si dokumente Republika e Kosovës.”
Kurse sa i përket ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Konjufca ka mohuar, atë që ditë më parë raportohej në media. Pra sipas Konjufcës, nuk ka të paraparë në marrëveshje, se Kosova e fiton ulësen në OKB.
Jo nuk është. Ka pasur spekulime në media dhe unë duhet ta sqaroj opinionin publik në dy pika: dokumenti nuk përmban ulëse në OKB, dokumenti nuk i përmban pesë njohje të shteteve mos njohëse siç është spekuluar. Ajo nuk varet prej atij dokumenti. Dmth është pak edhe mosnjohje elementare e marrëdhënieve ndërkombëtare me konkludu kështu.
Kushdo që ka bërë spekulime se unë e kam parë edhe nëpër do media që kanë dal disa kishe gjoja versioni zyrtar i dokumentit, nuk janë të vërteta, sepse ulësja në OKB nuk varet prej këtij dokumenti nuk është e mundshme edhe pesë shtetet mos njohëse të cilat janë të Bashkimit Evropian ato e kanë politikën e tyre, nëse do ta njohin Kosovën, pas kësaj marrëveshje.
Kurse sa i përket aspektit pozitiv, se pse Kosva duhet ta pranojë këtë propozim, kryetari i Kuvendit, thotë se me këtë plan, Serbia heq dorë nga Kosova.