Konjufca "irritohet" me Bekë Berishën: Po e keqpërdorë foltoren e Kuvendit
Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, ku kryeministri Kurti e prezantoj ketë Strategji para deputetëve të Kuvendit.
Mirëpo, më të propozim nuk ishte i kënaqur, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.
Sipas Berishës, kjo Strategji është e përpunuar nga ato të qeverive të kaluara.
‘’ ’Sot kamë më vete 4 dokumente, 5 me atë se çfarë u propozua sot. Po ashtu kamë 3 dokumente të strategjisë të përpunuara nga Qeveritë e kaluara, të cilat janë po ashtu të dobëta dhe dokumentin e fundit qe e paraqiti Kryeministri. Është dokument Frangshtannj, i përpunuar nga dokumentet paraprake të cilat kanë qenë të dobëta, por si dukët është përforcuar me një fjalim të kryeministrit. Neve na than se e kemi shqyrtuar, por neve na ka ardhur si dokument i gatshëm.’’, tha ai.
Berisha në foltore foli si kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, mirëpo tha se AAK, nuk do të votojë këtë strategji pasi që nuk është adekuat.
‘'Këtë strategji e ka përgatitur një djalë i ri që punon qaty në ministri. Ky nuk është dokument adekuat dhe pikërisht që është për Kosovën, unë nuk e votoj këtë strategji’’, deklaroj Berisha.
Mirëpo kjo nuk i pëlqeu Konjufcën, i cili tha se Berisha po e keqpërdorë foltoren e Kuvendin për të shprehur qëndrime e Grupit Parlamentar të AAK-së, kur është ftuar të flas si Kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.