Konjufca i kërkon BE-së t’i bëj presion Serbisë pas sulmit në Bajnskë
Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i bëj më shumë presion Serbisë.
Siç shkruan “Kosovapress”, Konjufca i ka bërë këto deklarata gjatë konferencës “Procesi i integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore” në Budapest.
“Në këtë kontekst, denoncova edhe një herë përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të këtij viti dhe njëherit i bëra thirrje Bashkimit Evropian të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, thelbi i të cilit normalizim duhet të jetë njohja reciproke si dy subjekte sovrane dhe të pavarura, ashtu edhe siç përcaktohet në Marrëveshjen e Brukselit.” – citohet se ka thënë ai.
Vlen të theksohet, se edhe kryeministri Kurti në vazhdimësi ka kërkuar nga BE-ja që t’i bëjë më shumë presion Serbisë.