Konjufca e pranon: Ka tendencë për destabilizim në veri para zgjedhjeve të 23 prillit - NACIONALE

Konjufca e pranon: Ka tendencë për destabilizim në veri para zgjedhjeve të 23 prillit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pranuar se gjendja në veri ka rrezik të destabilizohet para zgjedhjeve të 23 prillit.

Para mbledhjes së Kuvendit sot, ai ka thënë se krejt kjo po bëhet me qëllim nga strukturat ilegale në atë pjesë të vendit.

“Meqenëse edhe zgjedhjet po afrohen tash, pra pas dhjetë dite është data e zgjedhjeve, nuk janë të rastësishme të gjitha këto që po ndodhin, meqë është një tendencë e qartë që te destabilizohet ajo pjesë e vendit, përpara zgjedhjeve të 23 prillit”, ka deklaruar Konjufca për KosovaPress.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë qetësinë, dhe ka thënë që s’ka arsye për t’i shtyrë sërish zgjedhjet.

Lajme të ngjashme