Konjufca e imitoi në Kuvend, Esati e pyet: Ka je ma vonë ti? - NACIONALE

Konjufca e imitoi në Kuvend, Esati e pyet: Ka je ma vonë ti?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që është mbajtur gjatë ditës së djeshme, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj duke se pa mikrofon i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca duke i thënë se po i bën presion për votim.

Deputetet ishte duke u bërë gati për të votuar për miratimin e Raportit për vitin 2021 të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Në këtë rast, Konjufca ka zgjedhur që t’i kthej përgjigje me batutë Zemajt, duke përdorur një fjalë të famshme të cilën e përdor tiktokeri i njohur me emrin Esat.

Mos u merakos ti për këtë punë” i tha Konjufca deputetit Zemaj derisa po e arsyetonte procedurën e votimit.

Ky z. Zemaj nuk është kurrfarë presioni. Këtu kemi me votu tri herë ndaç me ditë, dhe herën e parë e krytëm tash kalojmë në herën e dytë. Mos u merakos ti për këtë punë. Ulu n’rregull jem” – ka thënë Konjufca në Kuvend, pas kësaj fjalie deputetët u ndalën së foluri duke qeshur.

Pas kësaj videoja e Konjufcës qarkulloj edhe në TikTok, ku nga aty Esati ka bërë duet, duke ju përgjigjur Konjufcës.

Jo tybe as unë se kom menen me u merakos vallah, ka je ma vonë ti?” – ka thënë Esati duke replikuar në videon e Konjufcës.

@esati_wolf #duet with @GazetaDemos #glaukkonjufca mos u merakos @Glauk Konjufca #mosumerakos #kajemavon #esati ♬ original sound - GazetaDemos

Lajme të ngjashme