Konjufca dënon kërcënimet ndaj Abdixhikut e Krasniqit: Kërkojmë hetim - NACIONALE

Konjufca dënon kërcënimet ndaj Abdixhikut e Krasniqit: Kërkojmë hetim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, është deklaruar rreth raportimeve për kërcënime ndaj zyrtarëve të LDK-së dhe të PDK-së.

Nënkryetar i LVV-së, gjatë seancës së Kuvendit, tha se i dënon kërcënimet e tilla. Në fjalën e tij, z. Konjufca kërkoi hetim nga organet e drejtësisë për këto raste.

“Ne i dënojmë ato kërcënime dhe një gjuhë të tillë. Dhe kërkojmë nga organet e rendit dhe të drejtësisë që t’i hetojnë këto dhe t’i kapin ata që bëjnë veprime të tilla.” – tha Konjufca.

Lajme të ngjashme