Konjufca bashkë me Nikollën, bëjnë homazhe tek busti i Adem Jasharit në Tiranë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me Kryetaren e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla kanë bërë homazhe para bustit të komandantit legjendar, Adem Jashari.
Konjufca nëpërmjet një postimi në Facebook, ka uruar ditën e Flamurit.
“Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari. Urime Dita e Flamurit!”, thuhet në njoftimin e Konjufcës.
