Konjufca: 26 korriku është data e heronjve tanë policë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në ditën përkujtimore të policëve të rënë në detyrë, bëri homazhe duke vendosur lule te lapidarët e policëve të rënë.
Gjatë ceremonisë së organizuar për nder të kësaj dite, Konjufca shprehu opionionin e tij se Policia e Kosovës me punën e saj të palodhshëm ka arritur që të renditet si institucioni më i besueshëm i popullit tonë.
“26 korriku është data e heronjve tanë policë. 21 policët e rënë në krye të detyrës janë heronj të shtet-ndërtimit, të sundimit të ligjit, demokracisë dhe paqes në vendin tonë”, pohoi Konjufca.