Kongresisti amerikan fillon vizitën në Kosovë, Osmani e Abdixhiku e presin në takim
Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për presidente, ka njoftuar me kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhiku, e kanë pritur në takim kongresistin amerikan, Keith Self, në fillim të vizitës së tij në Kosovë.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se e falendëruan atë për mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self. Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”.
“Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani.