Kongresistët amerikanë Self dhe Subramanyam do të vizitojnë Kosovën dhe Luginën e Preshevës
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të zhvillojnë vizitë zyrtare në Kosovë dhe Luginën e Preshevës nga 26 deri më 28 maj, me koordinim të organizatës "Albanians for America."
Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të takohet me institucione shtetërore, autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë në Camp Bondsteel, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Pas Kosovës, kongresistët do të vizitojnë Luginën e Preshevës, ku do të diskutojnë të drejtat e shqiptarëve me Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe drejtues lokalë.
Vizita zhvillohet në një periudhë angazhimi të shtuar të Kongresit amerikan për sigurinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.