Kongresistët amerikanë mbërrijnë në Luginën e Preshevës, diskutohet për diskriminimin e shqiptarëve nga shteti serb - NACIONALE

Kongresistët amerikanë mbërrijnë në Luginën e Preshevës, diskutohet për diskriminimin e shqiptarëve nga shteti serb

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam mbërritën në Luginën e Preshevës, ku zhvilluan takimin e parë me deputetin Shaip Kamberi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi dhe nënkryetarin e komunës, Ragmi Mustafën.

U diskutua diskriminimi i shqiptarëve në punësim dhe pasivizimi i adresave, si dhe bllokimi nga Serbia i fondeve të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën.

Të martën kongresistët do të vizitojnë Kosovën.

Lajme të ngjashme