Kongresi paraqet Rezolutën 26, kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë
Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë ka bërë të ditur se në Kongresin Amerikan është paraqitur Rezoluta 26, një hap i rëndësishëm në drejtim të njohjes dhe dënimit të krimeve të dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Njoftimi:
Një hap i madh drejt drejtësisë!
Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë.
Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që meriton.
Mirënjohje për ty Vasfije Krasniqi Goodman – simbol i guximit – dhe Vera Mjeku për përkushtimin dhe zërin e palodhur në këtë rrugëtim drejt së vërtetës.
Kjo rezolutë sjell shpresë për çdo të mbijetuar që ka pritur drejtësi për vite me radhë. Shyrete Tahiri Ramadan Nishori
#Rezoluta26 #Drejtësi