Konfiskohet sasi e arit me vlerë rreth 450 mijë euro në Prizren - NACIONALE

Konfiskohet sasi e arit me vlerë rreth 450 mijë euro në Prizren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës përmes një operacioni të përbashkët me Administratën Tatimore të Kosovës, në pesë argjendari në Prizren, kanë konfiskuar një sasi të arit me vlerë rreth 450 mijë euro.

Në njoftim dogana e Kosovës ka thotë se ari i konfiskuar nuk kishte dokumentacion të rregullt, dhe dyshohet se janë kontrabanduar.

“Rezultatet e operacionit si në vijim: 10 kg ari pa dokumentacion të rregullt; 3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt; Vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro.

Kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit. Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore. Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar.”, thuhet në njoftimin e doganës.

Dogana e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të denoncojnë çdo aktivitet të paligjeshem.

Lajme të ngjashme