Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në Mitrovicë të Veriut
Ministria e Shëndetësisë përmes mekanizimit të saj Inspektoratit Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të martën ka realizuar një aksion inspektues në subjektet të cilat operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit nga MSh, këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatores edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.
“Në pikën e karburantit “WOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë. Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia “. Ato barnatore, iu është ndërpre veprimtarinë e tyre farmaceutike, dhe të njëjtit janë udhëzuar se si të arrijnë të licencojnë veprimtaritë e tyre sipas legjislacionit në fuqi në vend.” – thuhet në njoftim.
Gjithashtu në njoftimi e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se edhe në pikën e karburanteve i'u është ndaluar veprimtaria farmaceutike.
“Rrjedhimisht, ligjshmëria do të zbatohet, e aktivitetet të cilat dëmtojnë shëndetin e qytetarëve tanë do të sanksionohen, në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.”